DASH: Osmani partnere e dedikuar, presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës

by Nexhat

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një komunikate është deklaruar për takimin që Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit, vlerësohet si ‘’partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor’’.

Në komunikatën e DASH, thuhet edhe se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës, për të avancuar agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik, përcjell Express.

banner

”Takimi i Sekretarit Rubio me Presidenten e Kosovës Osmani

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për faktin që janë anëtar themelues i Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet nënjoftimin e DASHI’it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy