Të paktën 10 të vrarë nga sulmet izraelite në Luginën Bekaa, tensionet vazhdojnë pavarësisht armëpushimit

by engel

Të paktën 10 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Libanin lindor, njoftuan zyrtarë libanezë, në një nga episodet më të përgjakshme që nga përfundimi i luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor 2024.

Sipas ushtrisë izraelite, objektivat e goditura në Luginën Bekaa ishin “qendra komanduese” dhe infrastrukturë që i përkasin Hezbollah, një milici dhe parti politike shiite me ndikim të madh në atë zonë.

banner

Hezbollahu konfirmoi se gjashtë nga të vrarët ishin anëtarë të tij, përfshirë një komandant të lartë në terren. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë dëme të konsiderueshme në një zonë që duket të jetë lagje banimi.

Megjithëse armëpushimi që i dha fund konfliktit 13-mujor u arrit në fund të vitit 2024, mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka vijuar me sulme pothuajse të përditshme ndaj objektivave në territorin libanez. Në deklaratën e fundit, ushtria izraelite akuzoi Hezbollahun se “i vendos sistematikisht asetet e tij brenda popullsisë civile”, duke e cilësuar aktivitetin e grupit si shkelje të marrëveshjes mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, Hezbollahu argumenton se marrëveshja e armëpushimit zbatohet vetëm në jug të Libanit, në zonën midis lumit Litani dhe Linjës Blu – kufiri jozyrtar mes Libanit dhe Izraelit.

Qeveria e Libanit ka dënuar sulmet, duke i quajtur shkelje të armëpushimit dhe duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndalur përshkallëzimin. Kryeministri Nawaf Salam e përshkroi situatën si një “luftë të njëanshme konsumimi”, ndërsa tensionet në terren mbeten të larta.

Ndërkohë, procesi i çarmatosjes së Hezbollahut, i paraparë në faza pas luftës, po përballet me pengesa politike dhe kundërshtime nga vetë grupi, veçanërisht për zonat jashtë jugut të vendit, përfshirë Luginën Bekaa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy