Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, duke e cilësuar atë si dëshmi të miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë.
Përmes një reagimi publik, Begaj theksoi se të dy shtetet ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas tij, këto vlera përbëjnë bazë të fortë për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy vendeve në shërbim të paqes rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti Begaj po qëndron në Jordani në një vizitë shtetërore dyditore me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II

