Wanda Nara me leucemi: gazetari Lanata ka pasur akses në analizat e gruas së Icardit

by

Moment shumë delikat për Wanda Nara dhe familjen Icardi.

Sipas asaj që mësohet nga Argjentina dhe në veçanti ajo që raportoi gazetari Jorge Lanata gjatë programit të tij radiofonik në Radio Mitre, sipërmarrësja dhe menaxherja e ish-sulmuesit të Inter është me leucemi. Bashkëshortja e sulmuesit Mauro Icardi është shtruar në klinikën Los Arcos që prej të mërkurës së kaluar. Ajo kishte ndjerë dhimbje të forta barku.

banner

Sipas analizave të para Wanda vuan nga një inflamacion i shpretkës dhe një anomali të konsiderueshme në nivelin e qelizave të bardha të gjakut. Wanda Nara dyshohet se mund të ketë leucemi.

Wanda, që aktualisht drejton edicionin argjentinas të Master Chef, dhe familja e saj padyshim nuk kanë dhënë asnjë lajm për ngjarjen. Por pikërisht mungesa e Wanda Nara në rrjetet sociale, ku zakonisht është shumë aktive, ka ngjallur shqetësim.

Gazetari i njohur argjentinas Jorge Lanata, bëri të ditur se të afërmit e modeles dhe biznesmenes kanë kontaktuar qendrën e specializuar të leuçemisë, Fundaleu. Wanda Nara u shtrua në Sanatoriumin Los Arcos të mërkurën mbrëma me dhimbje të forta barku. Siç bëhet e ditur nga portali i internetit Radio Mitre, fakti që analizat rezultuan me nivel të rritur të rruazave të bardha tregojnë një sëmundje hematologjike.

Në këtë pikë, sipas burimeve të tij, Jorge Lanata konfirmoi se Wanda Nara ka leucemi. Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë pezulluar pushimet jashtë vendit. Kjo fatkeqësi e ka detyruar argjentinasen të pezullonte fillimin e pushimeve jashtë vendit. Ajo kishte planifikuar të shkonte me bashkëshortin e saj futbollistin Mauro Icardi dhe djemtë e tij.

Në Evropë, Wanda do të takonte Zaira, motrën e saj. Fillimisht ajo u shtrua në spital për të kryer analizat. Por më vonë mjekët vendosën që ajo të qëndronte e shtruar edhe për disa orë si masë paraprake.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy