Enver Hasani: Zgjedhjet e reja do të ishin vetëvrasje politike për Kurtin, dyshoj që do ta përkrahë Osmanin për presidente

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për KoSsev, ka folur për situatën politike në vend dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Hasani ka thënë se nuk parashikon që të ketë zgjedhje të reja gjatë këtij viti, meqë sipas tij, kjo do të ishte një “vetëvrasje politike për Kurtin”.

banner

Sa i përket emrit për president, Hasani ka thënë se dyshon që Kurti do ta përkrah Vjosa Osmanin edhe për një mandat, meqë Osmani përbën sfidë për Kurtin dhe autoritetin e tij.

 “Ai ka nevojë për një person që është absolutisht besnik ndaj tij ose dikë që zotëron besueshmëri të fortë dhe të thellë politike dhe morale – cilësi që, në rastin e znj. Osmani, mungojnë”, ka thënë Hasani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy