Policia e Kosovës në veri me bilanc pozitiv për vitin 2025

by informim peje

Më 24 shkurt 2026, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri u prezantua raporti i punës për vitin 2025, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës, Kolonel Dejan Jankoviq, vlerësoi angazhimin e strukturave policore në veri, duke theksuar se rezultatet e arritura dëshmojnë profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm.

banner

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 nuk është shënuar asnjë rast vrasjeje apo grabitjeje, ndërsa numri i përgjithshëm i veprave penale ka rënë për 11.8% krahasuar me vitin 2024. Rënie është evidentuar edhe në disa kategori si vjedhjet e rënda, sulmet, kanosjet dhe zjarrvëniet.

Gjatë këtij viti janë konfiskuar 87 armë zjarri, 4,200 fishekë, 21 granata dore dhe 11 raketahedhës, ndërsa zbulueshmëria e veprave penale ka arritur në 85.90%. Po ashtu, është shënuar ulje e aksidenteve në trafik për 11.8%.

Në përmbyllje të aktivitetit, u ndanë mirënjohje për zyrtarët policorë dhe institucionet bashkëpunuese për kontributin e tyre në forcimin e sigurisë në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy