Kampionia e Taekwondo, Rona Gashi ka folur për rrugëtimin e saj në këtë sport.
Megjithatë, përpos suksesit të saj të jashtëzakonshëm, një video e saj duke mbrojtur me krenari flamurin e Kosovës, u bë virale, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, sportistja e re tregoi se çfarë kishte ndodhur në ato momente.
“Unë i respektoj të gjitha sportistet, mirëpo për faktin që është munduar me e mbulu flamurin tim, unë e respektoj që ka dashur të shihet flamuri i saj, mirëpo askush nuk mundet me mbulu flamurin tim”, tha ajo në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Rona Gashi tha se nuk ka pasur asnjëherë përkrahje nga shteti, pavarësisht sukseseve të saj në këtë sport.

