Berisha priti në një takim misionin faktmbledhës të Partive Popullore

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur detaje nga takimi me misionin faktmbledhës ë Partive Popullore Evropiane.

Sipas Berishës, në qendër të diskutimeve me misionin faktmbledhës të PPP-ve kanë qenë zgjedhjet dhe narkoshteti siç e quajti ai.

banner

“Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane. Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet. U jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha.

Berisha nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi aspekte të tjera të këtij takimi, ndërsa theksoi se është bërë një ekspoze e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision. Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan.

Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze. E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente. U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste”, shpjegoi më tej kreu i Partisë Demokratike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy