Një rast i tentim-grabitjes është raportuar mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.
Sipas Policisë, një person i dyshuar ka hyrë në një market ku ishte duke punuar ankuesja dhe, nën kërcënimin e një arme të mprehtë (thikë), ka tentuar të marrë gjësende nga lokali.
Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur të marrë asgjë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë e ngjarjes, punëtorja ka përjetuar shqetësim të theksuar emocional dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Rr. ‘Skënderbeu’, Lipjan, 25.02.2026, ora 21:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte në vendin e saj të punës në market, kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabisë gjësende. I njëjti nuk ka arritur të marrë asgjë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, pasi ishte e shqetësuar. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

