Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke paraqitur të dhëna mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 23 aksidente me persona të lënduar dhe 37 të tjera që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve dhe zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,869 gjoba trafiku brenda një dite.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 41 persona, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.

