Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka bërë publik nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një hap historik drejt rregullimit institucional dhe të barabartë të shërbimeve të varrimit në kryeqytet.
Sipas njoftimit, prej disa muajsh Kryeqyteti ka zhvilluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, me qëllim inicimin e projektit për rregullimin dhe zhvillimin e Varrezave të Kryeqytetit si hapësirë e përbashkët qytetare

