Brahimaj: Arsim Bajrami se ka përkrahjen as të gjithë PDK-së, qasja e Kurtit me Jasharajt ishte e gabuar

by informim peje

Ish-deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar zhvillimet rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Sipas Brahimajt, Bajrami fillimisht do të duhej të siguronte mbështetje brenda PDK-së, gjë që, sipas tij, nuk është arritur plotësisht.

banner

“Arsim Bajrami nuk është kandidat i PDK-së. Ai fillimisht ish dashur të merrte mbështetjen nga PDK, për çka besoj se nuk e ka përkrahjen e të gjithëve në PDK. Pa e diskutuar në struktura, ne s’kemi qëndrim për të”, ka deklaruar Brahimaj.

Ai ka kritikuar edhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca, pas vizitës së tyre në Prekaz. Brahimaj ka thënë se fillimisht ka menduar se vizita kishte të bënte me Epopenë e UÇK-së, por ka vlerësuar se qasja e duhur do të ishte tjetër.

“Do të ishte më e udhës që Kurti të bisedonte me liderët e opozitës, me i thënë: po dua me nominu dikë nga familja Jashari, a mi jepni votat, e me shku pastaj në Prekaz e me i thënë se unë i kam 100 vota të garantuara, a ma jepni njërin djalë për kandidat”, ka theksuar ai për FrontOnline.

Në këtë kontekst, Brahimaj ka vlerësuar si dinjitoz qëndrimin e përfaqësuesve të familjes Jashari, duke përmendur përgjigjen e Bekim Jashari dhe Murat Jashari, për të cilët tha se reagimi i tyre ishte në nivelin e duhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy