Rama dhe Vuçiq me nismë të përbashkët për çështjen e zgjerimit të BE-së, gazetari Martens paralajmëron shkrimin në FAZ

by informim peje

Gazetari i gazetës gjermane “FAZ”, Michael Martens, ka njoftuar për një zhvillim të ri politik përmes një postimi në platformën sociale “X”.

Ai bëri të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ndërmarrin një iniciativë të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

banner

Sipas tij, kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të konsiderueshme, ndonëse jo të gjithë do të bien dakord me të.

Martens njoftoi se detaje të mëtejshme mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, ka shkruar ai në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy