Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi përmes një postimi se sot mori pjesë, së bashku me Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje, të vendosur në kampin amerikan të Bondsteel.
Në postimin e tij, Maqedonci falënderoi Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij dhe uron Kolonel Samuel Sargeant për marrjen e detyrës së re.
Ministri theksoi rëndësinë e partneritetit të Kosovës me NATO dhe KFOR, duke e konsideruar atë thelbësor për sigurinë e vendit dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Republikës së Kosovës.

