Tirana është sot në vëmendje pas njoftimit të për organizimin e një tubimi protestues në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Për shkak të incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme, përfshirë përdorimin e mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të policisë, pjesëmarrjen e personave të maskuar dhe përfshirjen e të miturve, Policia e Tiranës ka refuzuar të marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.
Megjithatë, autoritetet policore njoftojnë se kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe rendin publik në kryeqytet, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, në rast se protesta do të zhvillohet.
Policia apelon që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm dhe të denoncojnë çdo shkelje të ligjit që mund të vërejnë gjatë ditës. Autoritetet po monitorojnë situatën në kohë reale për të parandaluar përshkallëzime të mundshme dhe për të ruajtur rendin në Tiranë.

