Edita Tahiri: Rama po shmang BE-në për të mos u përballur me sundimin e ligjit

by informim peje

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj idesë së bërë publike nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq për integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë në tregun evropian, por jo edhe për integrimin politik në Bashkimin Evropian.

Në një postim publik, Tahiri shprehet se për Vuciqin është e qartë pse dëshiron t’i shmanget integrimit politik të Serbisë në BE. Ajo thekson se Serbia e ka kusht njohjen e shtetit të Kosovës përmes Kapitullit 35, me të cilin është kushtëzuar nga BE-ja. Sipas saj, Vučić nuk dëshiron as ta zemërojë Rusinë me anëtarësimin e Serbisë në BE.

banner

Por, sipas Tahirit, pyetja që shtrohet është pse Rama do t’i shmangej integrimit politik të Shqipërisë në BE, kur aktualisht Shqipëria konsiderohet më afër BE-së sesa Serbia në procesin integrues.

Ajo vlerëson se një qëndrim i tillë mund të lidhet me shmangien e obligimeve për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e pastër, në një kohë kur, sipas saj, korrupsioni në Shqipëri është në rritje.

Tahiri thekson se ditët e fundit Rama ka larguar persona të përfshirë në afera korruptive nga qeveria, duke pretenduar se kjo ka ndodhur si rezultat i presionit nga BE-ja. Sipas saj, mund të vijë një moment kur përgjegjësia politike do të kërkohet në nivelet më të larta të qeverisjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy