Sulm me raketa mbi Flotën e 5-të të Marinës së SHBA në Bahrein

by engel

Qendra Kombëtare e Komunikimit e Bahreinit ka konfirmuar se Flota e 5-të e Marinës së SHBA-së, e cila ka selinë në këtë vend, ka qenë objekt i një sulmi me raketa. Sipas deklaratës së publikuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Bahreinit (BNA), autoritetet po punojnë për të sqaruar ngjarjen dhe kanë theksuar se “detaje të mëtejshme do të ofrohen në kohën e duhur”.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur asnjë informacion lidhur me autorësinë e sulmit. Flota e 5-të amerikane luan një rol kyç në mbikëqyrjen e operacioneve detare në Gjirin Persik, Detin e Kuq, Detin Arabik dhe pjesë të Oqeanit Indian.

banner

Nga ana e ushtrisë amerikane nuk ka pasur reagim të menjëhershëm, ndërsa më parë ambasada e SHBA-së në Bahrein kishte paralajmëruar qytetarët amerikanë për të marrë masa mbrojtëse për shkak të kërcënimeve të mundshme nga raketa dhe dronë mbi territorin e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy