Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se Uashingtoni do të reagojë me “një forcë që nuk është parë kurrë më parë” nëse Teherani ndërmerr veprime hakmarrëse.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se Irani ka deklaruar se do të godasë “shumë fort”, duke shtuar se një veprim i tillë do të përballej me kundërpërgjigje të ashpër nga SHBA-ja.
“Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, theksoi ai në reagimin e tij publik.
Në anën tjetër, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi për mediat shtetërore iraniane se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kaluar “vijën e kuqe” dhe, sipas tij, “do ta paguajnë për këtë”.

