E dhimbshme: Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në aksident në Itali

by engel

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mitrovicën dhe mbarë opinionin publik, pasi dy të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Itali.

Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, ndërruan jetë të premten, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe gjithë ata që i njohën.

banner

Për këtë humbje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili përmes një mesazhi publik ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet Peci dhe Avdyli.

Ai theksoi se humbja e jetëve të reja është një plagë e rëndë jo vetëm për familjet, por për gjithë qytetin dhe Kosovën.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën. Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy