Janina Ymeri: S’pranoj ultimatum për Presidentin – Kurti po mundohet të na shantazhojë

by engel

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ajo, “kushtëzim me shantazh dhe kërcënim”.

Në një postim në Facebook, Ymeri iu referua diskutimeve të fundit dhe takimit mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se metoda e kushtëzimit po përdoret tashmë edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

banner

“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcënim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të gjykatave, po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose pushtet 100% Kurti & Co., ose zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së theksoi se nuk do t’i nënshtrohet një kushti të tillë, duke e cilësuar si të papranueshëm presionin ndaj opozitës për të siguruar vota qoftë edhe vetëm për kuorum.

“Jo veç unë që s’do i nënshtrohem këtij kushti, por vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet i opozitës për kandidat partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë dhe e lirisë në vendimmarrje”, u shpreh Ymeri.

Ajo shtoi se as Glauk Konjufca dhe asnjë figurë tjetër partiake, që sipas saj paraqitet si alternativë nga pushteti, nuk duhet të marrë postin e Presidentit në këto rrethana, duke theksuar se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo i imponuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy