Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli po vazhdon të sulmojë Iranin dhe është zotuar se do ta godasë grupin libanez Hezbollah me forcë gjithnjë e më të madhe.
“Ne vazhdojmë ta godasim Iranin me forcë. Pilotët tanë janë mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit, si dhe mbi qiellin e Libanit. Hezbollahu bëri një gabim shumë të madh kur na sulmoi. Ne tashmë jemi përgjigjur me forcë dhe do të përgjigjemi me forcë edhe më të madhe”, tha Netanyahu në një bazë të forcave ajrore në Izraelin qendror, sipas një deklarate nga zyra e tij.

