4.48 milionë euro për RTK-në, Komisioni për Buxhet u jep dritën jeshile

by informim peje

Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480 mijë eurove për Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) për periudhën janar–qershor 2026. Komisioni ka udhëzuar Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit që të bëjë transferimin e mjeteve në buxhetin e RTK-së.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti, tha se raporti i vitit të kaluar nuk duhet të hidhet në votim pasi nuk është miratuar nga Bordi i RTK-së. Sipas tij, vendimmarrja për atë raport i takon bordit të ri, ndërsa miratimi i mjeteve për sesionin pranveror është i domosdoshëm që RTK të mos përballet sërish me mungesë buxheti.

banner

Gjatë raportimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, bëri të ditur se institucioni, përveç raportit gjashtëmujor dhe projeksionit buxhetor, ka paraqitur edhe një kërkesë për faljen e kredisë prej 2.5 milionë eurosh, të marrë për tejkalimin e krizës financiare.

Sipas Hundozit, rreziku lidhet me rastin “Milioneri”, pasi ekzekutimi i një urdhri përmbarimor më 20 mars mund ta vështirësojë seriozisht gjendjen financiare të RTK-së. Haliti theksoi se kërkesa do të shqyrtohet nga Komisioni dhe RTK-ja do të njoftohet me kohë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy