Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë pas sulmit ndaj Burim Pacollit, janë të dyshuar edhe për “posedim të narkotikëve”

by informim peje

Sot është arrestuar reperi Gramos Krasniqi – Mossi, dhe dy persona të tjerë, pas sulmit ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Ata janë të dyshuar për veprat penale “lëndim i lehtë trupor”, “kanosje” dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, pas hetimeve intensive ka ndaluar tre (3) persona, njëri ndër ta edhe reperi Mossi. Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Mossi e ka sulmuar gazetarin Burim Pacolli të hënën më 2 mars, teksa ky i fundit po kryente disa shërbime bankare te një bankomat, në Ulpianë tek vendi i njohur si “rrethi i Interex-it”.

Reperi edhe pa ssulmit në vazhdimësi e ka kërcënuar Burim Pacollin përmes disa postimeve në rrjete sociale. /Lajmi.net/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy