Arsim Bajrami tërhiqet nga gara për President: S’pati mbështetje si kandidat konsensual

by engel

Akademiku dhe ish-ministri Arsim Bajrami, ka njoftuar se ka tërhequr gatishmërinë e tij për të qenë kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Bajrami bëri të ditur se vendimi erdhi pasi, sipas tij, dy partitë më të mëdha parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës – nuk e përkrahën idenë e një figure unifikuese në krye të shtetit.

banner

“Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual”, ka shkruar Bajrami.

Ai theksoi se iniciativa e tij nuk kishte prapavijë personale apo ambicie karriere, por synonte tejkalimin e situatës së tensionuar politike dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Sipas tij, angazhimi ishte shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për të kontribuar në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy