Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama.
Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të:
Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Elisa Spiropali, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme;
Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes;
Albana Koçiu, ministre e Punëve të Brendshme;
Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë;
Toni Gogu, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Presidenti i Republikës, Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:
Albana Koçiu, zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari, ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu, ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

