Avdullah Hoti: Kurti po e përsërit skenarin e vitit 2020, vendi drejt zgjedhjeve për kalkulime politike

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja për shkak të kalkulimeve politike.

Në një postim publik, Hoti ka thënë se “historia po përsëritet”, duke rikujtuar vitin 2020, kur, sipas tij, Kurti rrëzoi qeverinë që e udhëhiqte pas prishjes së koalicionit me LDK-në.

banner

Sipas Hotit, edhe tani Kurti po vepron në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshje politike dhe me një kandidat për President që, siç pretendon ai, nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend. Ai vlerëson se kjo qasje po e çon sërish vendin në krizë institucionale dhe në zgjedhje të parakohshme.

Hoti thekson se, njësoj si në vitin 2020, kriza aktuale nuk lidhet me çështje parimore, por me interesa të ngushta politike. Sipas tij, “skenari” i Kurtit mbetet i njëjtë: polarizim, imponim dhe më pas zgjedhje.

Ai shton se Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme, konsensus për çështje madhore dhe stabilitet institucional, duke përmendur se tema si zgjedhja e Presidentit kërkojnë shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

Në fund, Hoti thekson se pasojat e veprimeve politike, që ai i cilëson si të papërgjegjshme, i paguajnë qytetarët dhe vetë shteti i Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy