“Le të flasë populli”: Vjosa Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hapur një debat të ri politik pasi ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Në një komunikatë publike, Osmani njoftoi se amendamentet janë bazuar në draftin e përgatitur nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetuta e Republikës së Kosovës në vitin 2011 dhe se tashmë ato i janë dërguar Kuvendit për shqyrtim.

banner

Presidentja e arsyetoi këtë hap me atë që e cilësoi si dështime të njëpasnjëshme në zgjedhjen e presidentit nga deputetët, një proces që disa herë në të kaluarën ka prodhuar kriza politike dhe bllokada institucionale.

“ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT! … Tash e tutje, le të flasë populli!”, thuhet në mesazhin e saj publik, me të cilin ajo u bën thirrje partive politike që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Nisma e Osmanit pritet të hapë diskutime të gjera në skenën politike, pasi ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit do të kërkonte shumicë të cilësuar në Kuvend dhe konsensus të gjerë politik. Nëse miratohet, reforma do të ndryshonte ndjeshëm mënyrën se si zgjidhet kreu i shtetit në Kosovë, duke e kaluar vendimin përfundimtar nga deputetët tek qytetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy