Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve.
Vendimi për mospjesëmarrje është bërë i ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media. Ajo konfirmoi se Kurti nuk do të jetë pjesë e takimit të organizuar nga presidenca.
Sipas Nagavcit, qëndrimi i kryeministrit për të mos iu përgjigjur ftesës së presidentes lidhet me qëndrimet e Vetëvendosjes rreth procesit dhe mënyrës së trajtimit të çështjes së zgjedhjeve.
Takimi i thirrur nga presidentja Osmani synon konsultimin me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme, por refuzimi i pjesëmarrjes nga ana e Kurtit e thellon përplasjen politike rreth këtij procesi.

