Kurti: Zgjedhjet nuk mund të shpallen pa vendim të Kushtetueses

by engel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se nuk mund të flitet për zgjedhje të reja pa shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke theksuar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka arritur ende tri raundet e votimit të parashikuara me Kushtetutë.

Në një konferencë për media, Kurti komentoi vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke shpjeguar se, sipas Nenit 86 të Kushtetutës, Kuvendi mund të shpërndahet vetëm nëse raundi i tretë i votimit për president nuk arrin 61 vota.

banner

“Tash ndodhemi në një situatë ku s’mund të flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese, meqë kemi mospajtime dhe kërkesa të paraqitura. Deputetët s’i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuam nga mediat se u shpërnda Kuvendi. Nuk u konsumua as raundi i parë, e lërë më raundi i tretë”, tha Kurti.

Ai shtoi se shpërndarja e Kuvendit lidhet direkt me përfundimin e procesit të votimit dhe se deri tani ky proces nuk ka përfunduar. Kurti gjithashtu përmendi afatin 60-ditor si një dispozitë kushtetuese që parashikon mundësinë e zgjedhjeve vetëm në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore për të shmangur bllokadat institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy