Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge, policia sekuestron mbi gjysmë kilogrami marihuanë

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa gjatë një operacioni policor janë sekuestruar mbi gjysmë kilogrami substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas policisë, hetuesit nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë kanë zhvilluar hetime ndaj një të dyshuari që dyshohej se merrej me shitje të narkotikëve. Pas grumbullimit të informatave të nevojshme, më 6 mars 2026 është hartuar një plan taktik për ndërhyrje.

banner

Rreth orës 21:00, policia ka lokalizuar një veturë për të cilën dyshohej se transportonte lëndë narkotike dhe e ka ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë totale prej 8.1 gramësh.

Në vazhdim të operacionit, policia ka identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin kryesor me inicialet L.M. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 295 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit në Fushë Kosovë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejshme ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy