Irani zgjedh udhëheqësin e ri suprem, emri ende nuk është bërë publik

by engel

Autoritetet iraniane kanë përfunduar procesin e përzgjedhjes së udhëheqësit të ri suprem që do të pasojë Ali Khamenein, i cili u vra në fillim të sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iran rreth nëntë ditë më parë. Megjithatë, emri i pasardhësit të tij ende nuk është bërë publik.

Lajmi u konfirmua nga anëtari i Këshillit të Ekspertëve të Iranit, Ahmad Alamolhoda, i cili deklaroi se zgjedhja është përfunduar dhe se tani pritet vetëm shpallja zyrtare e vendimit.

banner

Sipas tij, publikimi i emrit të liderit të ri varet nga kreu i sekretariatit të këtij institucioni, Hoseini Bushehri, i cili është përgjegjës për njoftimin e vendimeve të marra. Informacioni është raportuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Mehr News Agency dhe është transmetuar edhe nga BBC.

Këshilli i Ekspertëve përbëhet nga rreth 88 klerikë të lartë të zgjedhur me votë popullore dhe ka kompetencën kushtetuese për të zgjedhur dhe mbikëqyrur udhëheqësin suprem të Iranit.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në planin ndërkombëtar. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë paralajmëruar se do të ndjekin çdo pasardhës të Khameneit. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ushtria izraelite tha se Këshilli i Ekspertëve pritet të mblidhet së shpejti në qytetin e shenjtë Qom për të formalizuar procesin.

“Dora e shtetit të Izraelit do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që përpiqet të emërojë një pasardhës”, thuhet në deklaratë, ku paralajmërohet gjithashtu se mund të goditen edhe ata që marrin pjesë në mbledhjen për zgjedhjen e liderit të ri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy