Haradinaj pas deklaratës së Rashiqit: Heshtja ndaj kësaj deklarate është “më shumë se tradhti kombëtare”

by engel

Deputeti i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili pretendoi se kryeministri Albin Kurti kishte vendosur t’ia transferojë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit “për hatër të tij”.

Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Haradinaj tha se nëse kjo deklaratë nuk demantohet nga kryeministri, atëherë rasti merr përmasa shumë më serioze politike dhe kombëtare.

banner

“Nëse Kurti nuk e demanton, kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare”, shkroi ai.

Reagimi i Haradinajt vjen pas një interviste të Rashiqit për një medium serb, ku ministri pretendoi se vendimi për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit ishte marrë pas këmbënguljes së tij shumëvjeçare. Sipas tij, kryeministri Kurti e kishte thirrur para një mbledhjeje të Qeverisë dhe i kishte thënë se kishte vendosur ta bënte këtë hap “për shkakun e tij”.

Kjo deklaratë ka hapur një debat të ri politik, pasi çështja e pronës së Manastirit të Deçanit është trajtuar prej vitesh si një çështje e ndjeshme juridike dhe politike në Kosovë. Vendimi për zbatimin e aktgjykimit që lidhet me këtë pronë ishte prezantuar nga Qeveria si përmbushje e një obligimi ligjor dhe si hap drejt respektimit të sundimit të ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy