Profesori Engelbert Zefaj ka deklaruar se Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani është e drejtë dhe mbështetet në Kushtetutë.
“Unë besoj se vendi do të shkojë në zgjedhje në përputhje me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, sepse bazuar në nenin 86 vendimi është plotësisht i drejtë. Neni 86 thotë se në qoftë se nuk zgjidhet presidenti, atëherë vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve”, ka deklaruar ai. /Klankosova.tv

