Policia konfiskon një dron në Muqibabë, rasti nën hetime

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, si dhe fotografim dhe incizim të paautorizuar, që ka ndodhur në fshatin Muqibabë.

Sipas njoftimit të policisë, më 8 mars rreth orës 19:20 është raportuar se në një zonë pyjore të këtij fshati është vërejtur një dron i paidentifikuar.

banner

Njësitet policore me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë dronin.

“Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy