Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 49 aksidente trafiku. Prej tyre, 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 23 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,902 gjoba trafiku për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.
Sipas të dhënave zyrtare, 14 persona janë arrestuar, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

