Një 55-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova.
Në pranga është vënë shtetasi K.D. Nafta e gjetur në automjetin që 55-vjeçari drejtonte u sekuestrua nga policia.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të kontrabandonte nga Kosova, 510 litra naftë, vihet në pranga 55-vjeçari.
Sekuestrohet sasia e naftës.
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

