Sulm me pajisje shpërthyese pranë rezidencës së Mamdanit në New York, arrestohen dy të rinj

by engel

Autoritetet në New York City kanë ngritur alarmin e sigurisë pasi pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë, Zohran Mamdani, janë vendosur pajisje shpërthyese të improvizuara, në një incident që po hetohet si sulm i mundshëm terrorist.

Sipas policisë së qytetit, dy pajisje shpërthyese janë aktivizuar pranë rezidencës së Mamdanit, ndërsa të paktën një tjetër është hedhur në zonë. Komisionerja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tiss, deklaroi se pajisjet mund të kishin shkaktuar pasoja serioze, përfshirë lëndime të rënda apo edhe humbje jete, nëse do të shpërthenin në rrethana të tjera.

banner

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, në një kohë kur jashtë rezidencës së kryebashkiakut ishte zhvilluar një protestë e organizuar nga një grup protestuesish anti-islamikë. Demonstrata u shoqërua me përplasje mes këtij grupi dhe një grupi më të madh kundër-protestuesish, që sipas raportimeve përbëhej nga më shumë se 100 persona.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se protesta ishte organizuar nga influencuesi i ekstremit të djathtë Jake Lang, i njohur për pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e Sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.

Në lidhje me incidentin, policia ka arrestuar dy të rinj nga shteti i Pennsylvanisë: 18-vjeçarin Emir Balat dhe 19-vjeçarin Ibrahim Kayumi. Hetuesit kanë bërë të ditur gjithashtu se kanë identifikuar edhe një automjet tjetër të lidhur me autorët e dyshuar, brenda të cilit është gjetur një objekt i dyshimtë që po analizohet nga njësitë speciale.

Autoritetet e sigurisë në New York kanë nisur hetime të zgjeruara për të përcaktuar motivet e sulmit dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident, ndërsa masat e sigurisë rreth rezidencës së kryebashkiakut dhe në zonat përreth janë shtuar ndjeshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy