Komisionerja e BE-së për zgjerim, Marta Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

by engel

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Kosovo për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Vendimi është konfirmuar nga zyrtarë të Komisionit Evropian, të cilët kanë bërë të ditur se komisionerja tashmë e ka informuar për këtë çështje edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Sipas zyrës së shtypit të Komisionit Evropian, Kos synon të realizojë vizitën në Prishtinë sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të krijohen rrethanat e përshtatshme.

banner

Vizita e saj ishte planifikuar të zhvillohej në mesin e kësaj jave dhe pritej të kishte rëndësi të veçantë në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kosova mbetet vendi i vetëm brenda portofolit të komisioneres për zgjerim që ajo ende nuk e ka vizituar, ndonëse mban këtë post që nga dhjetori i vitit 2024.

Mungesa e një vizite zyrtare gjatë vitit të kaluar ishte lidhur me krizën institucionale në vend. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor, komisionerja kishte paralajmëruar se do të udhëtonte drejt Kosovës sapo të formoheshin institucionet e reja.

Vizita ishte paraparë gjithashtu të përkonte me një zhvillim të rëndësishëm në raportet me BE-në, përkatësisht me mundësinë e njoftimit për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës nga institucionet evropiane.

Ndërkohë, zyrtarë evropianë kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Megjithatë, ata kanë shmangur komentet e mëtejshme, duke theksuar se janë në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykates Kushtetuese lidhur me situatën aktuale politike në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy