Pronari i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu merret në pyetje në SPAK

by informim peje

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që dyshohet është se, ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi.

banner

Pak javë më parë, SPAK dhe BKH kanë kryer sekuestrime në ambientet e shoqërisë “Evita” sh.p.k., kompani në pronësi të Allajbeut dhe kontrolle te Spitali Amerikan.

Hetuesit sekuestruan pajisje të shumta elektronike si dhe telefonin personal të drejtuesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Emri i Klodian Allajbeut dhe Spitalit Amerikan eshte perfolur shpesh per tenderat publike ne shendetesi, por edhe per skandale si ai i hemodializes qe mbeti pa autor.

Po keshtu nje tjeter ceshtje ka qene marrja e ambienteve te ish spitalit Ushtarak dhe kalimi i tyre ne perdorim te Spitalit Amerikan 1, nje biznes privat i Klodian Allajbeut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy