Begaj: Shqipëria zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës

by Nexhat

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku diskutuan për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen në këtë rajon.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

banner

“Me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, biseduam për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe për sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të tyre”, deklaroi Begaj.

Ndërkaq, kryetarja Sinani tha se e ka informuar presidentin për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat e komunitetit shqiptar.

“Diskutuam për projektet zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit me institucionet e Shqipërisë në fusha të rëndësishme për qytetarët tanë. Shpreh mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Shqipërisë në sensibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në afirmimin e të drejtave tona në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik”, tha Ardita Sinani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy