Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe aspekte të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në bisedë u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidenca bëri të ditur se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke e cilësuar këtë partneritet si jetik dhe të pazëvendësueshëm për vendin.

