Qeveria italiane ka mohuar raportimet e publikuara nga gazeta britanike Financial Times, sipas të cilave Roma dhe Parisi kanë zhvilluar bisedime sekrete me Iranin për të garantuar qarkullimin e lirë detar në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas raportimit të medias italiane Corriere della Sera, burime nga Palazzo Chigi dhe Ministria e Jashtme italiane kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për ndonjë kontakt me autoritetet iraniane lidhur me këtë çështje.
Zyrtarët italianë kanë theksuar se informacionet e publikuara janë “të pavërteta” dhe se nuk ka pasur asnjë kanal komunikimi me Teheranin për këtë temë.
Raporti i Financial Times kishte sugjeruar se Italia dhe Franca po kërkonin të hapnin kanale dialogu me Iranin për të shmangur tensionet dhe për të siguruar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

