Osmani pret ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit u trajtuan edhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me theks në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fusha të ndryshme.

banner

Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në faza të rëndësishme të shtetndërtimit dhe në forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi rolin e Italisë si një partner të rëndësishëm të Kosovës dhe si mbështetëse e proceseve integruese dhe demokratike të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy