Media zvicerane zbulon detaje tronditëse nga tragjedia në autobus – 65-vjeçari i vuri flakën vetes, vdiqën gjashtë persona

by engel

Një ngjarje tragjike që tronditi Zvicrën disa ditë më parë ka marrë përmasa edhe më dramatike pas publikimit të detajeve të reja nga mediat zvicerane. Sipas gazetës “Blick”, personi që shkaktoi zjarrin në një autobus postar ishte një 65-vjeçar i identifikuar si Roger K., i cili dyshohet se i kishte vënë flakën vetes brenda mjetit.

Incidenti ndodhi kur autobusi u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, përfshirë edhe autorin e dyshuar. Sipas raportimeve, rreth orës 18:30 Roger K. ishte lyer me lëndë djegëse dhe më pas i kishte vënë flakën vetes, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi në të gjithë autobusin.

banner

Gazeta “Blick” raporton se 65-vjeçari kishte qenë i njohur edhe më herët për incidente të ngjashme. Në vitin 2019 ai ishte barrikaduar brenda ndërtesës së SRF-së në Bernë, pasi kishte hyrë me forcë në zyrën postare të ndërtesës dhe kishte kërcënuar se do të dëmtonte veten.

Në atë kohë ai kishte kontaktuar redaksinë e “Blick”, duke treguar se vuante nga një sëmundje e rëndë muskulore dhe se kishte punuar gjithë jetën e tij. Në një mesazh dërguar gazetës, ai kishte shkruar se dëshironte të përmbushte “dëshirën e fundit” para se të ndërronte jetë.

Ngjarja e fundit ndodhi të martën në mbrëmje, kur rreth orës 17:45 Roger K. kishte hipur në autobusin postar në Düdingen të kantonit Fribourg, me destinacion Kerzers. Rreth orës 18:25 ai dyshohet se ishte lyer me benzinë brenda autobusit dhe i kishte vënë flakën vetes, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që përfshiu mjetin dhe solli pasojë fatale për gjashtë persona.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy