Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, autoritetet e cilësojnë sulm të qëllimshëm

by engel

Një shpërthim ka dëmtuar një shkollë hebraike në Amsterdam të Holandes, në një incident që autoritetet lokale po e trajtojnë si sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebraik.

Sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP, shpërthimi ndodhi të shtunën në mëngjes në një shkollë hebraike në rrugën Zeelandstraat, në lagjen Buitenveldert të kryeqytetit holandez. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesë, por nuk janë raportuar të lënduar.

banner

Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, deklaroi se shpërthimi ka shkaktuar dëme të kufizuara, por theksoi se incidenti po hetohet me seriozitet të lartë nga autoritetet.

Sipas mediave lokale, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një person aktivizon një pajisje shpërthyese pranë ndërtesës së shkollës. Pamjet janë duke u analizuar nga policia dhe prokuroria për identifikimin e autorit.

Autoritetet e rendit dhe drejtësisë në Amsterdam e kanë cilësuar incidentin si një sulm të synuar ndaj komunitetit hebraik. Kryebashkiakja Halsema e përshkroi ngjarjen si një “akt frikacak dhune”, duke theksuar se shkollat duhet të jenë vende të sigurta për fëmijët dhe se qyteti duhet të garantojë sigurinë e komunitetit hebraik.

Pas incidentit, masat e sigurisë në institucionet hebraike janë forcuar edhe më tej. Këto masa vijnë pas sulmeve të fundit ndaj sinagogave në Rotterdam dhe Liege të Belgjikes, në një periudhë kur tensionet ndërkombëtare janë rritur për shkak të zhvillimeve që lidhen me Iranin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy