Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, Irani pritet të tërhiqet nga Kupa e Botës, për shkak të tensioneve dhe konflikteve në Lindjen e Mesme. Ditë më parë, Ministri i Sportit i Izraelit deklaroi se Irani nuk do të marrë pjesë, duke përmendur situatën e krijuar pas vrasjes së liderit të tyre nga Shtetet e Bashkuara.
Nëse Irani tërhiqet zyrtarisht nga turneu, kombëtarja e Italisë mund të marrë vendin e tyre. Sipas koeficientëve dhe renditjes zyrtare të FIFA-s, “Azurët” janë kombëtarja me rangimin më të lartë mes skuadrave që nuk arritën të kualifikohen përmes ndeshjeve të rregullta.
Ky skenar do të ndodhë vetëm nëse Italia dështon të kualifikohet nga play-offi, ku fillimisht do të përballet me Irlandën e Veriut, dhe pastaj me fituesin e ndeshjes Uells – Bosnja.
Në rast se Italia arrin të kualifikohet normalisht, atëherë FIFA do të vendosë mes skuadrave të tjera, si Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të zëvendësuar vendin e Iranit në turne.

