Dauti kritikon Albinin për Ligjin për të Huajt: “Bashkëpunon me strukturat paralele, bllokada me shqiptarët”

by engel

Daut Haradinaj ka kritikuar sot Albin Kurtin lidhur me implementimin e Ligjit për të Huajt, duke e cilësuar qasjen e tij si selektive dhe të padrejtë.

Sipas Haradinajt, pas njohjes së pasaportave të lëshuar nga strukturat paralele serbe, qeveria ka hapur “një dritare të re për dokumente të tjera jolegale për serbët”. Ai theksoi se ndërkohë, qytetarët shqiptarë të Kosovës përballen me bllokada dhe rrëmujë në trajtimin e çështjeve të dokumenteve dhe të drejtave të tyre.

banner

“Plot gojën me patriotizëm, por plot vendime antikushtetuese dhe antiligjore. Me serb dhe struktura paralele bashkëpunim të shkëlqyeshëm, e me shqiptarë bllokada e rrëmujë,” tha Haradinaj, duke kritikuar politikat e qeverisë që, sipas tij, favorizojnë komunitetin serb mbi qytetarët kosovarë.

Ky reagim i Daut Haradinajt vjen në një kohë kur Ligji për të Huajt dhe implementimi i tij në Kosovë janë në qendër të debatit politik, sidomos lidhur me mënyrën e zbatimit për komunitetin serb dhe qytetarët e tjerë të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy