Vuçiq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt do t’i lehtësojë jetën serbëve në Kosovë

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes midis Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për implementimin e Ligjit për të Huajt, i cili pritet të hyjë në fuqi nesër në Kosovë.

Sipas Vuçiqit, marrëveshja përbën një lehtësim për komunitetin serb në Kosovë, edhe pse, siç tha ai, nuk ka “zgjidhje të bukura dhe të lehta”. Ai paralajmëroi se do të vizitojë pikat kufitare brenda shtatë deri dhjetë ditësh për të biseduar me qytetarët serbë dhe për të diskutuar më tej në Rashkë.

banner

“Jam mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian për përparimin që u arrit sot. Shpresoj që kjo marrëveshje do t’i mundësojë frymëmarrje popullit serb në Kosovë,” deklaroi Vuçiq, duke nënvizuar rëndësinë e mekanizmave që do të lehtësojnë jetën e serbëve në territorin e Kosovës.

Ky reagim pasqyron përpjekjet për të gjetur një zgjidhje praktike dhe teknike që të garantojë funksionimin e dokumenteve të qëndrimit dhe të punës për komunitetin serb, pa tensionuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy