Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë paraqesin kërcënim për Kosovën dhe rajonin

by engel

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se raketat balistike të reja që Serbia i ka blerë nga Kina janë të dizajnuara për sulme dhe jo për mbrojtje, duke theksuar se ato përbëjnë rrezik jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Në një intervistë në emisionin “Puls” në A2 CNN, Maqedonci tha se Serbia prej vitesh po investon në armatim të avancuar, duke bërë blerje të vazhdueshme nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

banner

Sipas tij, blerja e sistemeve raketore nga Kina nuk është një zhvillim i ri, pasi Beogradi ka bërë furnizime të ngjashme edhe në vitet e kaluara, duke rritur gradualisht nivelin e militarizimit të vendit.

Ministri kosovar theksoi se raketat e fundit që Serbia ka siguruar janë të natyrës sulmuese dhe, për këtë arsye, përbëjnë kërcënim për stabilitetin rajonal.

Ai shtoi se ky zhvillim tregon, sipas tij, një qasje hegjemoniste të Serbisë dhe një përpjekje për dominim në aspektin ushtarak dhe politik në Ballkanin Perëndimor.

Maqedonci gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se furnizimet me armatim bëhen për shkak të shqetësimeve për sigurinë e Serbisë, duke përmendur marrëveshjen trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas Maqedoncit, këto argumente nuk qëndrojnë, pasi blerjet e armatimit nga Serbia kanë nisur shumë më herët sesa nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje.

Ai theksoi gjithashtu se fakti që Serbia po blen sisteme ushtarake nga vende që nuk janë pjesë e NATO dhe njëkohësisht ndjek politika të ashpra ndaj fqinjëve, e bën situatën më shqetësuese për sigurinë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes bëri thirrje që NATO të trajtojë me seriozitet procesin e militarizimit të Serbisë dhe të zhvillojë diskutime të thelluara për ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy