“Rama kërkoi bashkëpunim me regjimin iranian në 2017”, ish-ambasadori Nesho: Sot ndryshoi pozicionin sepse…

by Nexhat

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me situatën në Iran, duke sjellë në vëmendje edhe qëndrimet e mëparshme të qeverisë shqiptare ndaj këtij vendi.

I ftuar në News24, Nesho deklaroi se në vitin 2017, qeveria e kryeministrit Edi Rama kishte ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me regjimin iranian.

banner

Sipas tij, në atë periudhë, një delegacion zyrtar shqiptar, i drejtuar nga ministri i Jashtëm, kishte zhvilluar kontakte me autoritetet në Iran, duke kërkuar bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe turizmin.

“Është po kjo qeveri që në vitin 2017 dërgoi një delegacion dhe kërkoi zhvillim marrëdhëniesh ekonomike, turistike dhe një platformë bashkëpunimi mes dy vendeve”, u shpreh Nesho.

Ai e krahasoi këtë qasje me qëndrimin aktual të kryeministrit Rama, i cili, sipas tij, sot ka marrë një pozicion të kundërt duke dënuar regjimin iranian.

Sipas ish-ambasadorit, ky ndryshim qëndrimi ngre pikëpyetje mbi arsyet që qëndrojnë pas tij, duke sugjeruar se kryeministri mund të jetë duke u përpjekur të justifikojë zhvillimet e fundit dhe pozicionimin aktual politik me zhvillimet në Shqipëri/BalkanWeb

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy